TIRANË- Në mbledhjen e dytë të qeverisë, pasi janë konfirmuar rastet e para me koronavirus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat e reja të marra për të parandaluar një bilanc më të rënduar.
Njësoj si në Italinë fqinje do të mbyllen pub-et, clubet, palestrat dhe ambientet e mbyllura me shumë njerëz si një masë mbrojtëse. Sa i përket restoranteve dhe lokaleve ato nuk do të mbyllen, por do të risistemojnë ambientin e tyre duke vendosur tavolinat me hapësirë nga njëra-tjetra prej dy metra.