Kryeministri Edi Rama ka treguar se karantina do të vendoset në shtëpinë e pushimit të Ushtarakëve në Durrës. Ai tha se në asnjë vend të botës karantina nuk vendoset larg zonave të banuara.
"Komitetit Teknik ka vlerësuar disa ambiente si përshtatshme si karantina. Është për të ardhur keq që askund si në vendin tonë të vogël nuk ndodh që politikanët të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur të përhapin panik dhe duke dezifmoruar publikun. Në asnjë vend karantinat nuk ndërtohen nëpër male, pyje apo larg zonave të banuara. Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ushtarakëve në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin Shefqet Ndroqi ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura", tha Rama.