Koronavirusi rrit çmimet e fruta-perimeve në Shqipëri, por jo ndërgjegjësimin!

16 Mars 2020, 14:44

Situata e emergjencës nga koronavirusi është relfektuar edhe me rritjen e çmimeve të fruta perimeve në Shqipëri, kryesisht limoni dhe portokalli që rekomandohen të konsumohen në këtë periudhë për të parandaluar dhe për të pasur imunitetin e fortë. Në terren Task-Forca e hetimit tatimor ka nisur verifikimet ndërsa janë penalizuar disa tregtarë që kanë abuzuar me çmimet. 

Teksa në Fier, Elbasan ka abuzivitet, në rrethin e Krujës, Durrës e Korçë, nuk ka luhatje të çmimeve.