Koronavirusi/ Shefi i parandalimit dhe sigurisë së trafikut: Do e kalojmë me sukses këtë situatë! Respektoni rregullat, për të mirën tuaj dhe tonën

25 Mars 2020, 15:59

TIRANË- Çdo ditë, në diell, në të ftohtë, borë e shi, në rrugë janë ata, policët rrugor që ndihmojnë në rregullimin e trafikut nëpër rrugët e qytetit që secili të shkojë në destinacion në kohë. Në ditët e sotme, në kohë koronavirusi, ku pas një orari të caktuar bllokohet qarkullimi i makinave, prania e tyre në pamje të parë duket e panevojshme, por nuk është kështu! Misioni i tyre është tjetërsuar. Prioritet është jeta e njerëzve në betejën me koronavirusin. Sot, ata janë në rrugë, sërish çdo ditë, në diell, në të ftohtë, borë e shi, por kësaj here për të këshilluar qytetarët që të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ose për të ndëshkuar të "pabindurit" që shndërrohen në rrezik serioz për komunitetin.