Koronavirusi/ Shembet hoteli i përdorur për karantinë në Kinë, shumë të plagosur, 70 ende nën rrënoja

7 Mars 2020, 16:04

Në Kinën lindore, një hotel që përdorej si strukturë karantine u shemb sot në qytetin e Quanzhou.

Deri tani raportohet se 70 njerëz ndodhen ende nën rrënoja, kurse 28 të tjerë të plagosur kanë mundur të nxirren jashtë mbetjeve të ngurta.

Sipas 'China Daily' ekipet e shpëtimit po punojnë për të rikuperuar të mbijetuarit e tjerë.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta për momentin.