Koronavirusi 'shkatërron' ekonominë globale/ FMN: Kjo është kriza më e keqe që nga depresioni i madh i viteve '30

10 Prill 2020, 13:42

Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit do të shënoj një kthesë të ashpër negative në rritjen e ekonomisë globale këtë vit.

Kryesuesja e FMN, Kristalina Georgieva tha se bota po përballet me krizën më të rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve ’30. Ajo parashikoi që 2021 do të shihte vetëm një rimëkëmbje të pjesshme.

Vetëm tre muaj më parë, ne prisnim rritje pozitive të të ardhurave për frymë gjatë  2020-tës, në mbi 160 vendet tona anëtare," tha ajo.

"Sot, ky numër është kthyer mbrapa dhe tani ne parashikojmë që mbi 170 vende do të pësojnë rritje negative të të ardhurave për frymë këtë vit. Në fakt, ne parashikojmë rënien më të keqe ekonomike që nga Depresioni i Madh".

Georgieva bëri vlerësimin e saj pak përpara takimeve të pranverës mes FMN dhe Bankës Botërore që pritet të fillojnë javën tjetër. Tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim do të ishin goditja më e rëndë, tha ajo, duke kërkuar qindra miliarda dollarë ndihmë të huaj.