Koronavirusi/ Shqiptarja nga 'zona e kuqe' në Itali: Jemi vetëkarantinuar dhe zbatojmë çdo urdhër...normaliteti nuk ekziston më

8 Mars 2020, 18:40

Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën normale të jetesës në shumë shtete të Botës. Për Report Tv, Sonila Alushi, aktiviste për të drejtat emigrantëve e cila ndodhet në Bergamo, në një nga "zonat e kuqe, ka dhënë një panoramim të qartë të situatës që është sot në Itali, duke e përshkruar si një ëndërr e keqe që nuk po merr fund.

Ajo që vihet re në të gjithë rrëfimin e saj është vetë-ndërgjegjësimi i italianëve, duke iu bindur të gjithë rregullave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si një masë për të mbrojtur të gjithë shoqërinë. Normaliteti ka kohë që nuk ekziston, tha Alushi, teksa bën me dije se qytetarët janë vetë-izoluar në shtëpi, dy vendet më të frekuentuara janë supermarketet dhe farmacia, e ndërsa sa i përket maskave, ajo tha se nuk i përdorin pasi nuk janë efektive.