Koronavirusi, Siva Bino e Insitutit të Shëndetit Publik: Nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri, kujdesuni mirë për higjenën personale

23 Shkurt 2020, 10:23 | Përditesimi i fundit: 2020-02-23 16:48:45

Doktoresh Silva Bino ka dhënë informacione të detajuara për situatën e koronavirusit në Shqipëri dhe masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë për ta parandaluar dhe kapur në kohë atë.

"Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare, por ky virus luftohet duke u përkujdesur për veten dhe të afërmit tanë nëpërmjet masave të thjeshta higjieno-sanitare, mos të pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtijmë, mos të prekim me duar hundët, fytyrën, janë disa rregulla të thjeshta që të gjithë mund të mbrohemi. Virusi është i thjeshtë përhapet në rrugën si gripi. Janë sëmundje të ngjashme me njëra-tjetrin, përveç faktit që ky ka një vdekshmëri fare pak më të lartë se virusi i gripit.

SHP e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. Ka disa pajisje që ndihmojnë njëra-tjetrën e cila po u prish nuk kemi tjetër, ka të gjitha kitet, ragentët për t'u kryer diagnoza e koronavirusit, laboratori i ISHP është pjesë e rrjetit europian të laboratorëve për sëmundjet e rrezikshme. Është një virus i ri, metodikat janë të reja, dhe ne jemi në atë hap që janë të gjitha vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës.

Janë përforcuar masat në kufi. I bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë nga Kina dhe Italia, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë cdo shqetësim të tyre. Në Rinas ndodhet njësia e ISHP me mjekë dhe personel që është përforcuar ditët e fundit pasi kontakti me Italinë është shumë i shpeshtë.

Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Nuk i kanë të gjitha vendet skanerët e temperaturës. nga studimi i fundit paraprak është treguar që ata nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme të rasteve. Kapja bëhet nëpërmjet sistemit shëndetësor, të survejancës.

Në përfunduam një testim të vetes sonë duke përdorur gripin si model për të parë sesa shpejt i kapim kontaktet, dhe më pastaj marrja e masave të kontrollit.

Në lidhje me karantinën, është vend për të shëndoshët. Nëse kemi një kontakt të një sëmuri, sipas elementëve që përcaktohen nga një ekip të specializuarish, ai futet në një karantinë në shtëpi, apo më tej në një karantinë të përcaktuar mirë, një strukturë spitalore që përmbush kushte të mira dhe që i përkasin një karantine. Do të thotë që ky person të izolohet në mënyrë që mos të ketë kontakt me të tjerët, dhe të ketë kushtet e tij. Prandaj është përzgjedhur një spital. Nëse do të ketë shumë raste janë përzgjedhur edhe struktura që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat se si do të bëhet qoftë karantinimi në shtëpi, që është i kontrolluar nga mjekë, qoftë edhe karantina spitalore. Nëse është në vetëkarantinë, ka një udhëzues se si do të qëndrojë në vetëkarantinë. Udhëzimet mund t'i gjeni në faqen zyrtare të ISHP dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.