Koronavirusi? Soreca: Punoj çdo ditë, një pjesë e stafit nga shtëpia! Respektoni rregullat

26 Mars 2020, 17:24

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca tregoi si po e përjeton ai dhe familja e tij këtë moment të vështirë nga koronavirusi. "Ju falenderoj për pyetjen dhe kujdesin. Jemi këtu për të vijuar punën. Unë po punoj cdo ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Personeli nuk vjen i gjithë në zyrë, është më thelbësori, të tjerët nga shtëpia. Kjo edhe për arsye se duhet të kujdesen për familjen e tyre.