Koronavirusi tkurr 70% fluturimet, operatorët turistikë: Ka panik, sezoni i paparashikueshëm

9 Mars 2020, 18:54

Tkurren me 60-70% fluturimet e shtetasve shqiptar drejt vendeve të botës, e kryesisht drejt Italisë, Francës dhe Gjermanisë. Operatorët turistik pohojnë se koronavirusi i ri ka filluar të jap ndikim negativ të menjëhershëm në sektorin e turizmit. Operatori Besnik Vathi thotë për Report TV se vetëm në datat 7 dhe 8 mars fluturimet janë reduktuar 10-20 herë.