Koronavirusi, Tomini: Po shqyrtohet ende vendimi për lokalet në bllok! U rrit numri i të infektuarve për 100 mijë banorë!

30 Tetor 2020, 18:47 | Përditesimi i fundit: 2020-10-30 22:25:25

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka detyruar autoritetet vendase që të ndërmarrë hapa të tjerë drejt parandalimit të përhapjes së saj. Ndërkohë që dje u komunikua se po shqyrtohet mbyllja e bareve në zonën e ish-bllokut, drejtoresha e epidemiologjisë pranë IShP-së, Eugena Tomini tha se janë shumë indikatorë që do të çojnë në këtë vendim. "Realisht vlerësimi i sipërfaqeve gjeografike dhe grumbullimit të moshave të reja ka qenë në fokusin e specialistëve. Blloku është epiqendra ku jemi fokusuar ku grumbullimet janë shumë të mëdha. Popullata e grupmoshës 20-25 vjeç. Është i fokusuar në këtë grupmoshë. Grupmosha e re është shumë aktive gjatë këtyre orëve. Pavarësisht se pube-t janë të mbyllura, të rinjtë vijojnë që të mblidhen" - tha Tomini.Në një intervistë për Report Tv, Tomini deklaroi se rritja e numrit të rasteve për 100 mijë banorë ka pësuar rritje në 131 gjatë 2 javëve të fundit. Kjo i ka shtyrë ata që të vendosin fillimin e mësimit online. "Janë monitoruar disa indikatorë. Numri i rasteve që janë në reaminacion. Këto faktor janë vlerësuar dhe monitoruar. Shqipëria ka 131 raste për 100 mijë banorë. Është një incidentë e lartë në 2 javët e fundit. Kjo i shtyu që të vendosin dhe fillimin e mësimit online në universitete. Duke pasur parasysh që studentët kryejnë grumbullime masive, jo vetëm në leksione. Të gjithë këta elementë bën që komiteti të monitorojë situatën" - tha Tomini. Me rritjen e numrit të të infektuarve, normalisht është rritur dhe numri i të shtruarve në spitale. Tomini deklaroi se me plotësimin e kapaciteteve të spitaleve COVID, atëherë do të përdoren dhe spitalet rajonalë.