Tashmë ka më shumë se 142 mijë raste të të prekurve nga koronavirusi në të gjithë botën dhe më shumë se 5.300 vdekje, sipas shifrave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Presidenti amerikan Trump ka shpallur Emergjencë Kombëtare për epideminë e koronavirusit dhe ka alokuar 50 miliardë dollarë fonde në mbështetje të sistemit shëndetësorë dhe faktorëve ekonomik të prekur.