Koronavirusi/ Ushtria dhe Policia zbarkojnë në Vlorë dhe Shkodër

12 Mars 2020, 09:31

Policia dhe ushtria kanë dalë në terren në postblloqe të shumta në qytetet e Vlorës dhe Shkodrës për të kontrolluar dhe identifikuar rastet e mundshme të qytetarëve që nuk po respektojnë vetëkarantinimin, të qëndruarin në shtëpi për 14 ditë nëse kanë ardhur nga Italia apo shtete të tjera të prekura nga COVID-19.