Koronavirusi/ Veliaj për Report Tv: Rrini brenda! Ushqim në shtëpi për të moshuarit

20 Mars 2020, 18:13

TIRANE-Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një lidhje me Skype për Report Tv në emisionin 'Repolitix' u bëri një tjetër apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe kur të dalin në dy fashat e orareve të ruajnë distancën. "Dua të jemi të ndershëm pak me situatën. Shqiptarët mbi 90% kanë respektuar urdhrat dhe distancën sociale, por ka edhe një pjesë që nuk bindet dhe mundohet që me disa mentalitete tradicionale 'nuk më gjen gjë  mua'.... Cdo ditë ka dezinfektim të rrugëve të Tiranës. Në mbrëmje bëjmë dezinfektim me pluhur. Në lagje fokusi më i madh është për hapësirat e përbashkëta, hapësira e shkallës, ashensorit. Edhe për ato pak raste të abuzimit duhet të jemi shumë të rreptë, më vjen mirë që edhe ushtria po i jep një dorë. Qëndroni në shtëpi, bashkia do të kujdes. Virusi po sillet si një vrasës edhe pse nuk ka një armë në dorë. Nëse secili sillet sikur ta kishte sëmundjen, mund të arrijmë një siguri. Bashkia do të bëjë të vetën.  Përsa i përket shtresave në nevojë, po zhvillohet një operacion i jashtëzakonshëm. Po çojmë ushqimet te të moshuarit, përvec databaze si bashki, na është shtuar edhe një kontigjent i prindërve që jetonin me fëmijët, por mund ti kenë në karantinë në vendet e tjera. Ne kemi sot të gjithë kapacitetin për të çuar këto vake. Kemi një situatë edhe për ata që janë në çadër apo kontenier. Sot kemi pasur shpërndarje në zonat e fshatrave".