Koronavirusi vjen në Shqipëri/ Nga mbyllja e shkollave, tek pezullimi i fluturimeve e lundrimeve. LISTA e të gjitha aktiviteteve që anulohen

9 Mars 2020, 20:13

TIRANË - Me identifikimin e të prekurve të parë me koronavirus në Shqipëri, qeveria vuri në fuqi planin e veprimit, hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së që konsiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e  përhapjes; Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.