Koronavirusi zbraz rrugët por jo kafenetë, qytetarët nuk zbatojnë udhëzimin e distancës me 1 metër

10 Mars 2020, 19:24

Në një kohë që e gjithë Shqipëria ka hyrë në plan veprimi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit qytetarët ende nuk janë ndërgjegjsuar për të shmangur vendet me shumë njerëz dhe kafenetë.

ReportTv bëri një vëzhgim në disa prej qyteteve të vendit ku u vu re se kafenetë vijojnë të jenë të tejmbushura nga qytetarët duke thyer kështu rregullin e ruajtjes së distancës me të paktën 1 metër.