TIRANË- 10 është numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, por vetëm 3 prej tyre janë të shtruar në spitalin Infektiv në QSUT, dhe një në Durrës. Të tjerët nuk kanë shfaqur simptoma klinike dhe ndodhen në vetëkarantinë në shtëpi.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se u janë bërë analizat 114 persona, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 10 persona. Bëhet fjalë për dy të prekurit me koronavirus, babë e bir dhe 6 familjarë të tyre, si dhe janë evidentuar edhe dy raste të tjera të reja, dy të rinj të ardhur nga Italia.Në laboratorin e ISHP-së aktualisht janë 3500 kite për të bërë analizat që identifikojnë koronavairusin. Rritet numri i personave të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.
"Deri sot janë testuar 114 raste të dyshuar, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitiv. Ato që kanë qenë dje babë e bir, 6 që janë konakte të këtyre të sëmurëve dhe dy raste të reja të palidhura me këto raste. Një që është i shtruar në Infektiv dhe ka një histori udhëtimi në Milano një ditor, dhe një në spitalin e Durrësit", bëri me dije ministria e Shëndetësisë.