Koronavirusi/1800 telefonata në ditë te '127'! Brataj: S'ka njeri me grip që nuk ka telefonuar

27 Shkurt 2020, 13:21 | Përditesimi i fundit: 2020-02-27 18:13:30

TIRANË- Viktimat e regjistruara në Italinë fqinje nga koronavirusi ka shtuar interesin e qytetarëve shqiptarë për të kapur në kohë çdo simptomë të mundshme nga ky virus, për këtë arsye telefonatave në nurmin e urgjencës 127 kanë pësuar një rritje me 40-50% ditët e fundit. Shefi i Ugjencës, Skënder Brataj në një intervistë për Report Tv bëri me dije se të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët ndonëse nuk kanë qenë në zoat e prekura që kanë telefonuar pasi kanë pasur kollë apo temperaturë, simptoma këto të gripit të stinës.

"Nuk ka njeri me grip që nuk ka telefonuar, edhe ato që nuk kanë shkuar gjëkundi, po thonë "mund ta kenë marrë". Po si mund ta marrësh në Skrapar apo në Tropojë kur s'ke pasur asnjë kontakt", tha Brataj.Duke u ndalur në gjuhën e shifrave, në numrin e vënë në dispozicion brenda tre ditëve të fundit ka pasur rreth 1700-1800 telefonata në ditë, teksa mësohet se ato ndahen më pas në grupe, sipas rekomandimeve të OBSH.

"Puna tre ditët e fundit është rritur shumë me 40-50%, 1500 thirrje në ditë, këto ditë kemi pasur mbi 1700-1800, që kuptohet i referohen situatës ku jetojmë. I kemi ndarë sipas OBSH, kush është rast i dyshuar, që duhet të trajtohet dhe kush është rast që duhet të këshillohet", bëri me dije Brataj.

Duke vënë theksin edhe një herë se nuk ka persona të prekur në Shqipëri dhe se vendi ynë i ka të gjitha kapacitet për ta përballuar, Brataj ka shpjeguar të gjithë procedurën e qytetarëve që vijnë nga zona si Italia, apo shtete të tjera ku ka pasur persona të infektuar.

"Çdo rast që vjen nga Italia, nga zonat e prekura dhe që ka shenja dhe simptoma, brenda 14 ditëve konsiderohet si rast i dyshuar. Kur kanë simptoma lehta, u bëhet tamponi dhe brenda 6-12 orë u kthehet përgjigja. Kur nuk kanë shenja, që vijnë nga këto zona, të vetëkarantinohet.