Koronavirusi/Autoritetet në Itali: Emergjenca edhe një javë. Epidemia e shtrirë në 65 shtete

2 Mars 2020, 14:03

Përshpejtohet përhapja e koronavirusit, veçanërisht në Europë. Në Gjermani rastet janë dyfishuar kurse Franca tani duket se po kthehet në vatër infeksioni e kontinentit të vjetër.

Në Italinë fqinje numri total i viktimave ka shkuar në 41, të shëruar janë 83 ndërsa të prekurit nga infeksioni llogariten në 1700. (shiko hartën këtu).

Qeveria italiane ka vendosur për javën e parë të muajit mars, masa të reja kufizuese në zonat e kuqe, ku përfshihen 10 komuna lombarde dhe në zonën e verdhë (Emilia Romagna, Lombardi dhe Veneto), ka vendosur pezullimin e ngjarjeve sportive ose zhvillimin e tyre pa tifozë, si dhe anulimin e eventeve kulturore, rekreative, dhe fetare. Baret dhe restorantet do të lejohen të funksionojnë vetëm nëse sigurojnë kushte që klientët të cilët do tju sherbehet, të jenë minimalisht 1m larg nga njëri tjetri, palestrat dhe qëndrat sportive do të qëndrojnë të mbyllura, muzeumet të hapur kurse zyrat do të kenë orar pune të reduktuar.

Që nga data 2 mars, masa kufizuese do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit italian. Në shkolla dhe institucionet publike, brenda ambienteve, bëhet i detyruar dezinfektimi dhe higjena e duarve si dhe qëndron në fuqi urdhëri i pezullimi të eskursioneve shkollore deri më 15 mars.

Duke parë nevojën e ngutshme për personel mjekësor në kushtet kur numri i të infektuarve ka shkuar në rreth 1700, Këshilltari për mirëqenien i rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera tha se do të punësohen mjek të rinj, pensionist, të kualifikuar si dhe praktikantë të përgatitur mirë për të përballuar emergjencën.

Sipas drejtorit të Departamentit të Sëmundjeve Infektive të Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Gianni Rezza rritja e numrit të rasteve të reja të identifikuar pozitiv nga koronavirusi ishte e pritshme dhe për faktin se masat e kontrollit dhe ato kufizuese janë zbatuar praktikisht prej një jave dhe koha mesatare e inkubacionit është rreth 7 ditë, ndërsa ajo maksimale është rreth 12-13 ditë dhe se do të duhet të paktën një javë tjetër e deri 10 ditë përpara se të shihet ndonjë efekt zbritës eventual