Koronavirusi/Itali, ‘qetësohet’ ritmi i lartë i infeksioneve, rritet numri i të shëruarve. Macron: Kufijt mbeten të hapur. Italia, 'mjeku' i zellshëm i Europës

28 Shkurt 2020, 12:51

Bilanci i javës që tronditi Italinë është 650 të infektuar dhe 17 viktima, por duket se ritmi i lartë i infeksioneve është ‘qetësuar’ dhe harta e përhapjes së epidemisë nuk është zgjeruar. Rajonet e prekura janë: Lombardia, Veneto, Emiglia Romagna, Liguria, Sicilia, Lazio, Campagna, Toscana,  Piemonte, Tiroli i jugut dhe Puglia.