Koronavirusi/Lista e The Guardian: Ndalohen puthjet, përqafimet dhe shtrëngimet e duarve. Si po ndryshon përshëndetja në botë

3 Mars 2020, 10:46

Nuk ka më shtrëngime duarsh, puthje dhe përqafime.

Duket se frika nga përhapja e epidemisë nga koronavirusi po transformon zakonet e vjetra të përshëndetjes dhe mirësie.

Përshëndetja e mohuar për Angela Merkel nga Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, gjatë një ngjarje publike në Berlin, në raste të tjera do të ishte një shenjë e një përçarje të madhe politike, por jo. Në vendin ku tani numri i të infektuarve është rritur në 150, duket se ngadalë në të gjithë po bien dakord të refuzojnë takimet duke përdorur fizikun.

Gazeta britanike ‘The Guardian’ ka përpiluar një listë vendeve ku kanë hyrë në fuqi zakonet e reja të përshëndetjes.

Kinë

Në Pekin, ‘tabelat e kuqe’ u këshillojnë njerëzve të mos shtrëngojnë duart  me njëri tjetrin.

Francë

Gazetat janë plot këshilla se si të zëvendësohet shtrëngimi i dorës dhe i puthjes në faqe dhe zëvendësimi i tyre me shikimin sy më sy.