Koronavirusi/Mjekja shqiptare në Itali: Të rinjtë të ndërgjegjësohen! Qëndroni në shtëpi, është kura më e mirë

12 Mars 2020, 21:52

Mjekja shqiptare në Monza të Italisë, Adela Sulejmani në një lidhje direkte me emisionin “Repolitix”  tha se në Italia ka një numër të lartë të prekurish, ku vetëm në 24 orët e fundit janë infektuar 2214 persona. Megjithatë ajo tha se pas 10 ditësh mendohet se do të shihen efektet  e para të masave të marra nga qeveria Italiane që do të shënojnë një ulje të numrit të të infektuarve. Ajo bëri thirrje që të rinjtë të rinë në shtëpi dhe të mos e neglizhojnë këtë situatë pasi nuk është një grip i zakonshëm.