Ndërsa me përparimin e pandemisë, vendet europiane po vazhdojnë të zgjasin afatet e izolimit dhe bllokimit në garë për të frenuar infeksionin e Covid-19, Suedia duket e vendosur që të shkojë në mënyrën e saj në administrimin e epidemisë. Qasja e miratuar është rrënjësisht e ndryshme: në kryeqytetin Stokholm ende mund të shihen njerëz që ecin në grupe, duke shijuar këtë pjesë të parë të pranverës.
E drejtë apo e gabuar, koha do ta tregojë për vendimin e qeverisë së Stefan Löfven, i cili ka shmangur bllokimin total siç bënë fqinjët e saj Norvegjia dhe Danimarka, duke zgjedhur në vend të kësaj një fushatë rekomandimesh për publikun, të cilat përfshijnë distancimin shoqëror dhe izolimin e njerëzve mbi 70 vjeç.
Restorantet dhe shkollat fillore mbeten të hapura ndërsa eventet familjare, sportive dhe kulturore lejohen të zhvillohen me praninë e jo më shumë se 50 personave. Autoritetet e shëndetit kombëtar thonë se vendet e tjera europiane kanë qenë shumë drakoniane me masat e marra.
Por me 3.700 raste dhe mbi 110 vdekje nga e diela - qasja qeveritare shihet me skepticizëm nga disa autoritete shëndetësore.