Korrik-Tetor, 7 mijë subjekte në sitën e Tatimeve, 30% kapen në informalitet

14 Tetor 2019, 16:30

TIRANE - Nga korriku deri më tani janë kontrolluar rreth 7000 subjekte, nga administrata tatimore, ku rreth 30% prej tyre kanë rezultuar në shkelje. Zëvendësministri i Financave Elton Haxhi gjatë një inspektimi është shprehur se shkeljet e konstatuara kanë qenë të shumta dhe të ndryshme.

“Gjatë periudhës korrik shtator janë inspektuar në terren rreth 6200 subjekte, dhe vetëm në 10 ditët e parë të muajit tetor janë inspektuar edhe  të tjerë dhe në total mund të arrijnë në 7000. Janë rreth 30% e subjekteve që janë inspektuar kanë rezultuar me shkelje të natyrave të ndryshme, si për: moslëshim kuponi tatimor, punonjës të paregjistruar, kasa fiskale jashtë funksionit, apo edhe për mosregjistrim në organet përkatëse. Masat që janë marrë kanë qenë konform legjislacionit në fuqi”, tha z.Haxhi.