“Korrupsioni galopant për 30 vjet, nuk të prekin me dorë po nuk u dhe kafen!”

27 Janar 2021, 11:09 | Përditesimi i fundit: 2021-01-27 12:52:03

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një prej qytetarëve foli për temën e ditës; Implikimi i bluzave të bardha në vepra penale si vjedhje dhe mashtrime e abuzime të larta me detyrën. Është një korupsion që nuk ka lindur sot apo vitet e fundit ka thënë ai, por që vijon prej 30 vitesh në Shqipëri. Nuk të prekin me dorë qoftë edhe për analiza të thjeshta, u shpreh telefonuesi duke akuzuar disa mjekë dhe infermierë që bëjnë jetë luksoze.