Kosova mbyll kufijtë për 14 ditë...por të gjithë shqiptarët mund të kthehen në atdhe

14 Mars 2020, 11:03

TIRANË - Policia kufitare shqiptare dha detaje pas vendimit të qeverisë së Kosovës për të bllokuar kufijtë, pas dy rasteve të para të infektuar me koronavirus. Kufijtë do të qëndrojnë mbyllur për 14 ditë për arsye të parandalimit të COVID-19. Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14 mars 2020 nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë person të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.