Kosovarët drejt Shëngjinit, radhë të gjata makinash përgjatë autostradës

21 Gusht 2020, 15:43

Edhe pse jemi në gjendje pandemie, shumë prej qytetarëve shqiptarë kanë preferuar që të kalojnë fundjavën në bregdetin e Shëngjinit, duke krijuar kështu radhë të gjata makinash përgjatë autostradës Milot -Lezhë.

Dita e premte nuk ka qenë favorizuese vetëm për vendasit, por, përgjatë trafikut vihet re prezenca e madhe e automjeteve me targa kosovare, çka do të thotë se numri më i lartë i pushuesve janë shtetas kosovar të cilët vijojnë të jenë besnik ndaj bregdetit të Shëngjinit.