Kosovarët kthehen nga pushimet, pamje nga radhët kilometrike në Morinë

26 Korrik 2020, 20:42 | Përditesimi i fundit: 2020-07-26 22:17:14

Radhë të gjata të automjeteve janë shkaktuar në pikën kufitare të Morinës drejt hyrjes në Kosovë. Radhët janë krijuar nga kthimi i shtetasve kosovarë drejt vendit të tyre, pasi kanë kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Edhe pse pala kosovare po punon me procedurë të përshpejtuar, fluksi i automjeteve është tepër i lartë dhe makinat kanë krijuar radhë kilometrike. Numri i lartë i mjeteve që kthehen nga pushimet por dhe matja e temperaturës së çdo personi në hyrje të Kosovës, për shkak të situatës së pandemisë kanë shkaktuar edhe vonesë në kufi dhe kalimin e mjeteve.