Forca të shumta policore nga njësia e EULEX-it mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00 kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit ne Prishtinë.
Efektivët ndodhen ende aty dhe kanë bllokuar rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.
Arsyeja e pranisë së tyre ende nuk dihet.
Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate,dhe është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku mbajti poste të larta dhe gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.
