Kosovë/ Ish kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi konfirmohet pozitiv me COVID-19

23 Korrik 2020, 14:18

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate dhe ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare vetë Krasniqi, i cili tha se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.

Përveç Krasniqit, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 edhe shumë zyrtarë të tjerë të sferës politike.

Në Kosovë, autoritetet deklaruan dje se gjatë 24 orëve të kaluara në vend pati 241 të identifikuar pozitiv me Covid në testet e tamponit si dhe 143 pacientë të shëruar, teksa numri i përgjithshëm i tyre deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

Totali i rasteve pozitive në vend është rritur në 6286.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë po dje janë regjistruar edhe 6 viktima, për një total prej 150 vdekjesh që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.