Kosovë, Kurti dhe Osmani takohen me Hoxhaj dhe Haradinaj për qeverinë e re, diskutojnë për presidentin

15 Mars 2021, 17:44

Ditën e sotme Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani nisen takimet me partitë politike për krijimin e institucioneve të reja të vendit, pas zgjedhjeve të mbajtura me 14 shkurt. Takime të cilat u fokusuan më së shumti në zgjedhjen e presidentit të ri.