Kosovë, një muaj pas zgjedhjeve përfundon numërimi i votave, as në Shqipëri nuk zgjat kaq shumë

7 Nëntor 2019, 14:23

Më në fund në Kosovë, ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura një muaj më parë. Koha e gjatë e numërimit tejkalon edhe kohën e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare apo ato lokale në Shqipëri. Sipas Kominsioni Qëndror të Zgjedhjeve, vonesat kanë ardhur për shkak të ankesave të shumta të subjekteve politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lënë të hapur mundësinë që sot të shpallen rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve, të cilat e nxorën fituese lëvizjen Vetëvendosje ndërsa ende mbetet i paqartë nëse koalicioni i Nismës Socialdmeokrate me Aleancën Kosova e re, kanë arritur të kalojnë pragun zgjedhor prej pesë për qindësh.