Breshëri kallashi në Prishtinë pas sherrit për pronën, një i vdekur, tre të plagosur (Momenti kur qëllohen)

5 Shtator 2019, 16:27 | Përditesimi: 5 Shtator 2019, 18:24

KOSOVË- Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas breshërisë së kallashnikovit pasditen e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Mediet ne Kosovë kanë publikuar pamjet e personave të shtrirë në tokë. Sipas të dhënave të dyshohet që konflikti ka ndodhur për cështje pronësie.

Policia e Kosovës sqaron se ‘’Në orën 15:50 ka ndodhur një rast gjuajte me armë. Në vendin e ngjarjes kemi gjetur 4 persona të plagosur. Janë transportuar në QKKU. Njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Kjo është informata që kemi për momentin. Jemi duke pritur edhe prokurorin për të dalë në vendin e ngjarjes. Besoj që më vonë do të japim edhe info tjera, edhe për motivin. Për momentin nuk mund të spekulojmë asgjë për motivin" tha zëdhënësi Bajram Krasniqi.

b.ha./Shqiptarja.com