Kosovë, Presidenti Thaçi: Të mos bëhet presion ndaj Gjykatës Kushtetuese! Mustafa-Lajçak për bisedimet me Serbinë...

15 Maj 2020, 15:15

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është qenësore për demokracinë në Kosovë, që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur nga presionet.

Në një konferencë për media të mbajtur të premten, Thaçi ka thënë se është rëndësishme që kjo Gjykatë të punojë pa presione, as nga shoqëria civile, as nga partitë dhe e as nga bashkësia ndërkombëtare.