Kosovë-Qeveria e re, LDK vendos: Avdullah Hoti kandidat për kryeministër

23 Prill 2020, 14:04

Sipas mediave në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që Avdullah Hoti të jetë i nominuar për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që Avdullah Hoti, të jetë i nominuari i kësaj partie për kryeministër.

Ndërkohë Këshilli i Përgjithshëm  i LDK ka vendosur për krijimin e qeverisë së re të krijojë koalicion me AAK’në, Nismën, AKR’në dhe minoritetet.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një letre ia ka kërkuar kreut të LDK’së, propozimin e mandatarit për formim të qeverisë.