Del para Vettingut gjyqtari Bledar Avdullai,KPK: Bashkëjetuesja s’justifikon dot 400 mijë euro

26 Korrik 2018, 17:12 | Përditesimi i fundit: 2018-07-26 17:29:20

Bledar Avdullai, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, ka dalë ditën e enjte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në këtë seancë dëgjimore, trupa gjykuese është shprehur se Bledar Avdullai ka fshehur pasurinë si dhe ka tejkaluar afatet për gjykimin e çësthjeve në disa raste.
Komisioni i Vettingut është shprehur se prindërit e Bledar Avdullait janë investitor të një fondi te një bankë e nivelit të dytë, por nuk I justifikojnë të ardhurat. Por problemet më të mëdha për gjyqtarin e Tiranës janë zbuluar te bashkëjetuesia e tij.

KPK ka zbuluar se bashkëjetuesja e gjqytarit ka një shtëpi në Golem që nuk justifikon të ardhurat me të cilat e ka blerë. Gjithashtu bashkëjetuesja e gjqytarit ka disa llogari në emër të saj, konkretisht 90 mijë dollar dhe 130 mijë euro dhe nuk ka burime financjare të ligjshme. Po kështu bashkëjetuesja e gjyqtarit ka prositur një apartament për të blerë në Tiranë, një zyrë dhe një garazh me vlerë totale 187 mijë euro, për të cilat gjithashtu vihet në dyshim burimi i të ardhurave.