KPK e përjashtoi për 15 vite nga 'Drejtësia', Arjana Fullani: Mos më hiqni statusin e magjistratit

4 Nëntor 2020, 12:45 | Përditesimi i fundit: 2020-11-04 16:59:22

TIRANW- Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka ankimuar përjashtimin për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.  Fullani shprehet se i qëndron dorëheqjes, por kërkon që të mos i hiqet statusi i magjistratit. 

Në vitin 2017, me anë të një letre, Fullani paraqiti largimin nga detyra me argumentin se pas 9 viteve i ka mbaruar mandati dhe nuk mund të qëndrojë më në detyrë, ndërkohë ka vijuar karrierën si avokate. Ajo është mbrojtur duke thënë se nuk ka qenë në dijeni se ndaj saj ka filluar Vettingu.

"Nuk jam dorëhequr , por më ka përfunduar mandati dhe s'mund të isha objekt i Vettingut. Nuk me keni vënë në dije se ndaj meje ka nisur Vettingu", mësohet të ketë thënë atë. 

Një detaj që është evidentuar është edhe fakti se më pas, KLGJ i ka ofruar një post tjetër në Gjykatën e Apelit, por ajo ka refuzuar. Këtë Fullani e ka argumentuar duke thënë se "jo se nuk do donte të ishte më gjyqtare, por nuk e ka parë arsyeshme për ta pranuar këtë post".

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se mbrojtjen e saj në seancën e sotme e bën ish- kolegia e tij Evelina Qirjako.