Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ miraton rezultatin për të gjitha qarqet në vend, partitë politike 5 ditë afat për ankimimet

4 Maj 2021, 17:35 | Përditesimi i fundit: 2021-05-04 18:21:15

#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- KQZ miraton rezultatet për të 12 qarqet e vendit dhe për 140 deputetët që do të përbëjnë parlamentin e ri të vendit të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Pas Kukësit ku rezultati u miratua disa ditë më parë, KQZ miratoi rezultatin për 11 qarqet e mbetura në Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Elbasan, Shkodër, Dibër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) nëse kanë pretendime për rezultatin, apo kërkesa për rinumërim. Deri tani nuk ka asnjë pretendim nga partitë e përfaqësuara në KQZ në lidhje me rezultatin edhe pse kanë bërë disa vërejtje të vogla. Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Berat, ku PS ka marrë 5 mandate dhe PD-AN ka marrë 2 mandate.Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Durrës, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 6 mandate. Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Dibër, ku PS ka marrë 2 mandate dhe PD-AN ka marrë 3 mandate. Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Shkodër, ku mandatet janë ndarë 3 për PS, 5 mandate për PD-An, 1 për LSI dhe 2 për PSD. Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Tiranë, ku PS ka marrë 18 mandate, PD-AN ka marrë 15 mandate dhe LSI ka marrë 2 mandate. Në Tiranë edhe PSD ka marrë 1 mandat. Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Elbasan, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 6 mandate.