Kremlini: Lukashenko është president legjitim! Putin urdhëron dërgimin e vaksinës ruse në Bjellorusi

15 Shtator 2020, 13:38

Pas javësh protestash në rrugë Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko vizitoi mikun e tij Vladimir Putin në vendpushimin e këtij të fundit në Soçi, në Detin e Zi, në përpjekje për të gjetur mbështetje të mëtejshme për regjimin e tij të lëkundur kurse Rusia për të rritur ndikimin e saj në vendin fqinjë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov deklaroi se Rusia do ti jap një hua prej 1.5 miliardë dollarësh Bjellorusisë në shenjë mbështetjeje politike dhe ekonomike. Peskov tha gjithashtu se dy presidentët kishin rënë dakord për të rritur bashkëpunimin tregtar dhe theksoi se për Kremlinin ai është president legjitim i Bjellorusisë.