Kremtohet Krishtlindja, qindra besimtarë në katedralen e 'Shën Palit' në Tiranë

24 Dhjetor 2019, 23:54

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë mbrëmjen e sotme Krishtlindjen. Kjo ditë simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa në Tiranë kulmon në mesnatë me meshën që do të mbahet në katedralen e Shën Palit.

Qindra besimtarë do i drejtohen katedrales duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri. Ndërsa mesha e ortodoksëve do të mbahet mëngjesin nesërm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do të drejtohet nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në Shqipëri Krishtlindja festohet edhe nga besimtarët jo të krishterë, pasi është një nga festat më të pëlqyera nga të gjithë.