Kreu 2 atentate me bomba artizanale në Itali, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

17 Prill 2020, 19:57

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar në Foggia të Italisë si autor i dy rasteve kërcënuese me shpërthim. Shqiptari ka kryer dy atentate, një i regjistruar në një restorant dhe tjetri në një azil pleqsh në Foggia të Italisë. 32 –vjeçari me origjinë shqiptare është ndaluar nga policia e Barit.