Kreu Avokatisë për Report Tv: Në burgje asnjë i prekur me Koronavirus, t'u falet dënimi disa të burgosurve

23 Mars 2020, 12:37

TIRANË- Kreu Avokatisë Penale, Saimir Vishaj ka deklaruar se në këtë periudhë duhet të aplikohet një formë e aminstisë për të burgosurit që u kanë mbetur 2-3 vite. Për këtë arsye, një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, Vishaj shprehet se Drejtoria e Burgjeve duhet t'i bëjë kërkesë presidentit Meta për falje të dënimit të disa të burgosurve. "Kam një mesazh të qartë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve të kategorizojë personat që janë deri në 2-3 vite. T'i drejtohen presidentit për falje. Këta persona në pamundësi për kontakti me familjen apo që rrinë 7-8 veta në dhoma. E vetmja rrugë për të dënuarit, ndërsa për të paraburgosurit t'i rivlerësohet masa e sigurisë", tha Vishaj.Si një avokat i cili ka pasur hyrje-dalje të shpeshta në burg gjatë kësaj periudhe, Vishaj tha se janë marrë masa të rrepta për vizitorët, por edhe për të paraburgosurit. "Deri para 4-5 ditësh kemi pasur hyrje dalje në burgje, janë marrë masa ekstreme të kujdesur, të paraburgosur janë deri në këto momente nuk ka asnjë rast", u shpreh kreu i Avokatisë.