Kreu i AMF-së, Ervin Koçi: Ka tregje me problematika të mbartura, kemi kryer më së miri detyrën

21 Qershor 2018, 11:54 | Përditesimi: 21 Qershor 2018, 11:54

Një muaj pasi deputeti socialist Erion Braçe, kritikoi hapur punën e drejtorit të Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi, për mosndërhyrje në tregje, Koçi dhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca kanë dhënë shpjegime për punën e institucioneve që drejtojnë gjatë vitit 2017. Dy drejtuesit kanë folur në sallë vetëm për deputetët e mazhorancës pasi deputetët e opozitës ndodhen  në mbledhje të grupit parlamentar. 

Kreu i AMF-së, Ervin Koçi, tha se ka tregje me problematika të mbartura, por theksoi se institucioni që ai drejton e ka kryer  më së miri detyrën. 

“Ka tregje me problematika të mbartura. Ka tregje me potenciale të pashfrytëzuara”. 

Ervin Koçi, kreu i AMF-së

b.ha./Shqiptarja.com