1 vit pas tërmetit tragjik që u mori jetën 51 qytetarëve dhe dëmtoi qindra ndërtesa, procesi i rindërtimit vijon ende. Shumë qytetarë qëndrojnë ende në çadër teksa presin që të hyjnë në banesat e tyre të reja. Kryetari i Bashkisë Shijak, Eltion Arbana tha se aktualisht po ndërtohen 567 banesa individuale prej të cilave kanë dorëzuar 100.