Kreu i Kadastrës së Sarandës, Ardian Kola jep dorëheqjen! Më herët u denoncua nga Flamur Çelaj në 'Pa Protokoll'

20 Korrik 2020, 23:00

Dorëheqja e tij vjen vetëm pak kohë pasi Flamur Çelaj, ish deputet i LSI, denoncoi live në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv se nëse "OFL do të luftojë krimin atëherë le të shkojë në Sarandë dhe të hetojë  grabitjen e pronave publike nga zyrtarët e atjeshëm që kanë konvertuar pronat publike në prona private".