Kreu i Konfindustrisë për Report Tv: Garancia sovrane për biznesin e madh vendim i mirë, por duhen detajuar SHIFRAT

1 Prill 2020, 19:43 | Përditesimi i fundit: 2020-04-01 20:37:30

TIRANË - Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë në një lidhje me Skype për Report Tv, mbështet paketën financiare të qeverisë për punonjësit që kanë mbetur pa punë si pasojë e mbylljes së bizneseve me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë nga pandemia COVID-19. Ai tha se është vendim i mirë që qeveria shqiptare ka dalë garante në banka për kredi për biznesin e madh me xhiro mbi 14 milionë lekë. Por gjatë intervistës për Report Tv, Buxhuku theksoi se duhet detajuar se sa është garancia sovrane që qeveria vë në banka që rrjedhimisht përkthehet në shumën që biznesi i madh do marrë kredi në bankë. Po ashtu është ende e paqartë se deri në çvlera biznesi mund të marrë kredi për rimëkëmbjen gjatë qëndrimit mbyllur nga situata me koroanvirusin ashtu sikundër edhe për shlyerjen e pagave të punonjësve.