Sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucion që nuk i është bindur dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve duke vijuar përgatitjet normalisht.
E ndërsa në dy mbledhjet e fundit që janë zhvilluar kryetari i KQZ-së, Klement Zguri u largua, sot veproi ndryshe duke drejtuar mbledhjen. Në rendin e ditës ishin disa pika për miratim nga vëzhguesit afatshkurtër të OSBE/ODIHR, gazetarëve dhe operatorëve të televizioneve, por edhe disa anëtarëve të KZAZ- ve.
Kryetari i KQZ-së, Zguri votoi pro rendit të ditës vetëm për pikën e miratimit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, ndërsa për të tjerat kundër. Zguri theksoi se qëndrimin e tij për dekretit e ka bërë publik, pra që është kundër, por shtoi se institucionet nuk po i binden.
"E kam bërë qëndrimin tim publik për dekretin e Presidentit. Nuk ka asnjë përpjekje nga asnjë institucion për të bërë një lexim të dekretit. Unë personalisht jam kundër vendimmarrjeve të KQZ-së. Vetëm për vëzhguesit do të votoj për të cdo vendimmarrje tjetër jam kundër" tha Zguri.
RENDI I DITES NE KQZ
Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane kerkuar thirrjen e mbledhjes, më datë 21.06.2019, Ora 10:00, me rend dite :
1. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
2. “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ- ve nr. 14, 42, 43, 47, 56, 89 dhe sekretarëve të emëruar kryesisht të KZAZ-ve nr. 24, 36, 54, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
3. “Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
4. Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Vizion Plus, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
6. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Report TV, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
7. “Për miratimin e përfaqësuesve të agjensisë së lajmeve “ Anadolu Agency”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
8. “Për një shtesë në vendimin 647 të datës 24.05.2019, për miratimin e vëzhguesve afatgjatë nga KRIIK, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
9. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve të Republikës të Maqedonisë së Veriut, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
10. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
11. “Për shqyrtimin e kërkesës të Qendrës për Zhvillim dhe Mbrojtjen e Medias së Re, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
12. Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.