Basha pa objektiv për mandatet e PD-së në zgjedhjet e 25 prillt: Unë dëgjoj vetëm 'Rama ik'!

9 Mars 2021, 16:37 | Përditesimi i fundit: 2021-03-09 17:22:40

Kreu i PD Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët, ka deklaruar se me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit, duke iu përgjigjur kështu edhe kryeministrit Edi Rama i cili u shpreh se PD ishte zhgënjyese pasi ka kandiduar emra për të mos u ngelur hatri.

“Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit. Këto 8 vite gjëja më e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës. Me 25 prill ndryshimi që po vjen ska vetëm fytyrën e kandidatëve, por të të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin. Më 25 prill, ndryshimi ka formën dhe fytyrën e mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin. Kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese, sfidat e Shqipërisë”.