Kreu i PD në Luginën e Preshevës kundër Berishës: Bashkimi me Kosovën është afër

5 Gusht 2018, 14:35

Ragmi Mustafa, kryetari i Partisë Demokratike shqiptare në Luginën e Preshevës, në një lidhje telefonike për “Report Tv” është shprehur se beson se bashkimi me Kosovën është shumë pranë, duke kundërshtuar indirekt edhe qëndrimin e shprehur nga Sali Berisha.

 I pyetur se si është pritur ideja e bashkimit në Luginë, Mustafa është shprehur se një ngjarje e tillë pritet prej 100 vitesh nga popullsia shqiptare atje.

Kujtojmë se zoti Mustafa u takua pak ditë më parë me ish-kryeministrin Berisha. Ky është takimi ku ish-kryeministri doli me qëndrimin e tij kundër shkëmbimit të territoreve. Kjo ide do vështirësonte bashkimin e Medvegjës, Bujanovcit e Preshevës me Kosovën, e cila nga ana e saj është gati që të pranojë një korigjim me ndihmën e ndërkombëtarëve.