Kreu i PD-së Greqi për Report Tv: Qeveria ta kishte gjetur zgjidhjen më përpara

14 Gusht 2020, 14:16

Fatmir Gjoci, kreu i PD-së Greqi në një lidhje në edicionin informativ në Report Tv, në lidhje situatën kaotike që është krijuar në Kakavijë thotë se qeveria duhet ta kishte gjetur zgjidhjen më përpara sepse një radhë pritej që të ndodhte për shkak të vendosjes së kushteve. Ai thotë se shqiptarët po bëhen viktima të raportit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Gjoci i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe shtetit grek të mos i keqtrajtojnë shqiptarë që kanë ndërtuar prej vitesh jetën e tyre.

"Gjendja aktuale është një tmerr për të gjithë emigrantët që ndodhen në radhë të gjata për të kaluar në shtetin helen. Këtë verë shumë emigrantë kanë ardhur jo vetëm për të bërë pushimet, por edhe për pasaportat. Kemi një fluks shumë të madh se u mbaron afati për pasaportat. Gjendja alarmante e pandemisë ka bërë që njerëzit të mos të vijnë për pushime, por për të eliminuar karantinën dhe testimin. Nuk ka ndodhur asnjëherë në histori një radhë e tillë, është e pafalshme vjen në sajë të mungesës së dëshirës për të garantuar planet e qeverisë, për të gjetur një rrugëzgjidhje, pasi kjo situatë do të ndodhte, nuk kishte nga të shkonte. Qeveria duhet të kishte gjetur zgjidhjen më përpara. Rama duhet të kontaktojë me shtetin grek për të gjetur zgjidhje, pasi emigrantë shqiptarë po bëhen viktimë e raportit mes Greqisë dhe Shqipërisë. I bëj thirrje jo vetëm Ramës, por edhe shtetit grek të mos i trajtojë si bagëti këta emigrantë që kanë ndërtuar prej vitesh jetën e tyre në Greqi", tha Gjoci.

    No videos found.